“Nuk do Tomi”! Arrestohen dy gjyqtarë, kyçet avokatja e Suel Çelës

Dy ish-gjyqtarë u arrestuan në Elbasan me urdhër të SPAK pasi kanë dalë në përgjimet e “Sky”. Gjithashtu është masë sigurie u vendos ndaj avokates së Suel Çelës, Blerina Beqiri. Emrat e ish-gjyqtarëve përmenden në aplikacionit Sky ECC për zbutjen e një mase sigurimi personal.

GJKKO vendosi masë arresti ndaj ish-gjyqtares Pajtime Fetahut dhe Zihni Shahut, ndërsa kontroll banese ka pasur në shtëpinë e prokurorit Taulant Tafa.

Sipas burimeve mediatike, një moment bashkëbiseduesit ankohen në bisedat e tyre në “Sky” se ‘nuk dëgjon Tomi’ për gjyqtarin Tomor Kullolli i cili pas ankesave u përjashtua nga trupa gjyqësore.

I njohur për të shkuarën e tij kriminale në trafikun e drogës dhe përplasjes me policinë, Suel Çela kërkohet të vihet para drejtësisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *