Zbardhen detaje të reja nga operacioni i SPAK-ut që ka arrestuar gjyqtarë dhe zyrtarë policie, ndërsa në masë arresti janë edhe avokatë dhe gazetarë. Mes masave të arrestit është edhe ajo për ish-zyrtarin e policisë, Dedan Gjoni, i arrestuar më parë në kuadër të një tjetër operacioni nga SPAK. Gjoni është arrestuar disa muaj më parë. Operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë, i cili po mbështetet nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare dhe evropiane, është në vijim.