Rama nga Bulqiza njofton bonusin e fundvitit për pensionistët

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se bonuset e fundvitit për pensionistët do të fillojnë të shpërndahen nga java e dytë e dhjetorit.

Pensionistët që marrin pensione deri në 20 mijë lekë do të përfitojnë 150 euro, ndërsa ata me pensione mbi 20 mijë lekë do të marrin 100 euro. Rama theksoi gjithashtu se ky bonus do të jetë një praktikë e vazhdueshme dhe se do të mbetet edhe në mandatin e katërt të qeverisë, për të përfituar më shumë nga rritja ekonomike.

Edi Rama: Është fazë e re që lidhet me një nivel të ri të ekonomisë na jep mundësinë që sot në pak ditë të marrim një vendim, që para 2-3 vitesh, do të ishte i paimagjinueshëm.

Vendimi për të vënë nga buxheti i shtetit 100 mln euro pensionistët drejtpërdrejt dhe që pensionistët që i kanë pensionet deri ne 20 mijë lekë të reja do të marrin 150 euro dhe ata mbi 200 mbi lekë do ta marrin 100 euro, të gjitha këto para do të fillojnë të disbursohen duke filluar nga java e dytë e dhjetorit.

Por, jo vetëm kaq, por ky nivel i ri i ekonomisë tonë na jep mundësinë të mendojmë dhe të mundemi dhe të nxjerrim mënjanë edhe një fond tjetër po përsëri për pensionistët për një bonus tjetër që s’ka qenë më parë, një bonus të pranverës që do të jetë një bonus që edhe në mandatin e katërt do të vazhdojmë ta mbajmë në raport se çfarë na sjell më shumë se parashikimi rritja ekonomike.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *