Një 57-vjeçar është arrestuar në Fier pasi ka përplasur për vdekje një 61-vjeçare në aksin rrugor Fier-Lushnjë, më 25 nëntor.
Pas aksidentit, autori, Shezai Hyka, u largua nga vendi i ngjarjes, por u kap më pas nga policia.
Gruaja e plagosur rëndë u transportua në spital, por nuk mbijetoi.
Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.