Rusia sulmon me 188 dronë 17 rajone të Ukrainës

Rusia ka lëshuar gjatë natës rreth 188 dronë kundër 17 rajoneve të Ukrainës, njoftuan zyrtarë të forcave ajrore ukrainase. Ata thanë se ky zhvillim shënoi një rekord për nga numri i dronëve të përdorur në një sulm të vetëm.

Shumica e dronëve u interceptuan, por të tjerë dëmtuan ndërtesa banimi dhe infrastrukturë thelbësore, si rrjetin kombëtar të energjisë elektrike. Nuk njoftohen deri tani për viktima. Rusia ka goditur disa herë gjatë këtij viti zonat civile të Ukrainës me sulme më të rënda me dronë, raketa dhe bomba.

Përparimi rus po kërcënon rrugët e rëndësishme të furnizimit në Donetsk, tha të hënën Instituti për Studimin e Luftës me qendër në Uashington. Ministria ruse e Mbrojtjes tha të martën se forcat e saj shkatërruan 39 dronë ukrainas gjatë natës mbi rajonet ruse pranë kufirit me Ukrainën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *