Nga Ylli Manjani
Nuk i di rrethanat konkrete që kanë çuar në konkluzionin që gazetarët Hoxha dhe Qyno, duhen vendosur nën hetim dhe me masë shtrënguese. E mira e do që të kuptojmë më shumë mbi çështjen për të shmangur çdo gabim në arsyetim.
Sidoqoftë, apriori dhe në parim, duke parë një vendim të gjyqtarit të hetimit, mund të them pa frikë se një gazetar nuk mund të hetohet për burimin e të dhënave që siguron për punën e tij informuese. Ky është parim i konsoliduar tashmë në gjithë hapësirën e Këshillit të Europës, anëtarë ku jemi dhe ne.
Artan Hoxha ka ekspozuar në publik shumë ngjarje kriminale, parcela hashashi, persona në kërkim, ngjarje të rënda publike si psh 21 janari, ka siguruar dëshmi autentike që hedhin dritë mbi shumë të panjohura.
A ka gabuar?
Padyshim.
Por ama punën e ka bërë.
Është ndoshta i vetmi gazetar që e ka bërë punën e tij duke siguruar të dhëna nga burimi. Ai ka arritur të hyjë në jetën e nëndheshme kriminale për të zbuluar ato që kemi parë në publik prej tij.
Natyrisht kjo është një punë me shumë rrezik sepse ka gjithmonë “kundërshtarë” të rivalëve që nuk e pëlqejnë transparencën. Ka sigurisht persona nga kjo botë ku ai rrëmon, që nuk e duan transparencën.
Në këtë kuptim Tan Hoxha ka kryer një punë me shumë rrisk dhe jo pa kosto financiare. Kujtoj këtu që pronarët e mediave, jo rrallë, kanë qenë në sulm ndaj Tij.
Tani, të mendosh që kjo punë me kaq rrisk,mund të të çojë edhe në ndjekje penale është ABSURD!
E përsëris, ligjërisht gazetari ka të drejtë ligjore dhe detyrë profesionale të mos tregojë burimin e lajmit.
Nga ana tjetër pretendimi se, duke ekspozuar në publik aktivitetin e një grupi kriminal quhet korrupsion në sektorin privat sepse është bërë në favor të një grupi tjetër kriminal, është më shumë sesa ABSURD!!!
Nuk gjej dot asnjë lidhje logjike me ligjin e shkruar.
Është njësoj sikur ti thuhet prokurorisë që ti po godet njërin grup politik në favor të grupit tjetër, kur me ligj prokuroria bën thjesht punën e saj. E mora kështu krahasimin sepse, nëse SPAK pretendon se po bën punën sipas ligjit dhe jo sipas interesave të politikës, duhet ta tërheqë insinuimin absurd me të njëjtën llogjikë ndaj Tan Hoxhës.
Janë si dy pika uji të ngjashme këto dy momente.
Gjetja e lajmit në burim nuk ka shans të quhet korrupsion,në asnjë rrethanë. Tan Hoxha është gazetar i burimit të lajmit dge jo gazetar që bln lajm me SMS nga brenda sistemit. Meqë ra fjala ata prokurorë apo policë që dërgojnë SMS me materiale hetimore tek gazetarët janë korrupsioni i vërtetë.
Nga ana tjetër gazetari përdor çdo mjet, pa përjashtim çdo mjet për të rrëmuar për lajmin sepse nuk ka barrën ligjore, siç e ka prokurori, që mjeti të jetë detyrimisht i ligjshëm.
Kështu që edhe ideja që gazetari “ka përdorur Sky” është krejt pa rëndësi. Së pari të përdorësh Sky nuk ishte e paligjshme dhe, së dyti një gazetar bën nunën e tij duke përdorur edhe këtë mjet.
Pra për aq sa i asociohet gazetarit nga SPAK dhe vendimi i gjykatësit të hetimit, nuk kanë qullosur asgjë. Përkundrazi e kanë djallosur më keq.
Gazetari për pjesën e detyrës së tij është krejt legjitim dhe i mbrojtur me ligj. Për të tjerat, nëse ka, është temë tjetër.