Policia greke ka vënë në pranga dy shqiptare, pas operacionit për ndalimin e trafikimit të lëndëve narkotike në Kozani.
Në automjetin e tyre u gjetën pesë pako me 30 kg 50 gram marijuanë. Arrestimi i shoferes 25-vjeçare dhe pasagjeres 54-vjeçare u realizua më 25 nëntor.
Gjatë kontrollit, u sekuestruan gjithashtu 4 celularë, 2 karta SIM, 110 euro dhe 1200 lekë.