Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Parlamenti do të bëhet epiqendra e ndërveprimit për çështjen e pronës. “Çeshtja e Pronës dhe sfidat e lidhura me Pronën, në kuadrin e negociatave të anëtarësimit në BE” tha Rama gjatë tryezës së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin.
“Duhet një front i madh mbështetësh për Shqipërinë që negocion anëtarësimin në BE, pastaj është edhe një proces teknik që është e pashmangshme, që të imagjinohet që ky proces teknik të përballohet vetëm me burimet e brendshme dhe pikërisht sepse ekspertët u angazhuan u bënë edhe target e akuzave dhe insinuatave dhe goditjeve nëpër këto kanalet dhe rrjetet e ndryshme të thashethemeve të mëdha që në gabimisht quhet liri e fjalës. Unë dua të nënvizoj tre gjëra, e para në lidhje me këtë proces dhe komision, që është sot një instrument i pazëvendësueshëm për suksesin tonë të negociatave dhe anëtarësimit” tha ai.