Protestë pas vrasjes së Martin Canit, kërkohet dorëheqja e Manastirliut

Në një tjetër protestë të fuqishme pas vrasjes tragjike të 14-vjeçarit Martin Cani, qytetarët kanë kërkuar dorëheqjen e Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe të autoriteteve të tjera përgjegjëse për situatën e sigurisë në shkolla.

Protestuesit shprehën shqetësimet e tyre të thella për fatin e fëmijëve në shkolla dhe kërkuan më shumë masa për parandalimin e dhunës dhe bullizmit.

Një qytetare e tronditur nga ngjarja tha: “Jam një nënë dhe një gjyshe, jam zakonisht e prekur. Njerëzit kanë të drejtë të mendojnë se duhet të ikin. Ne i dërgojmë fëmijët në shkollë, dhe është e tmerrshme të çosh fëmijën në shkollë dhe të kesh frikë se mund të të kthehet i vdekur. Me vdekjen e Martin Cani, më ka vdekur një pjesë e shpirtit, dhe nga plagosja e kuisit më kanë lënduar edhe pjesë të tjera të shpirtit. Kjo gjë vazhdon akoma këtu. Ndoshta nuk do të ndalojmë 100% të gjitha ngjarjet, por përgjegjësit, që nga Ministria e Arsimit, mësuesit, ata që e dinë se çfarë ka ndodhur dhe i kanë lënë adoleshentët të ikin vetë, kanë turp. Ky është një turp për shkollën.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *