Malltezi për lirimin e Berishës: Burim frymëzimi dhe shkollë burrërie

Jamarbër Malltezi ka reaguar pas lirimit nga arresti shtëpiak të ish-kryeministrit Sali Berisha, duke e cilësuar atë si “burim frymëzimi dhe shkollë burrërie”.

Në një postim të tij, dhëndri i Berishës, Malltezi shprehet se Berisha është përballur me shumë sfida, nga shpifjet e sigurimit në kohën e komunizmit, deri te atentatet dhe sulmet ndaj tij.

Postimi:

34 vjet që e sulmojnë nga shpifjet e sigurimit kur shkruajti i pari disa të vërteta të hidhura ndaj rregjimit kur ishte ende ne fuqi komunizmi, deri tek goditjet dhe granata e hedhur në Shkallnur. Burim frymëzimi dhe shkollë burrërie, qëndrese dhe përballje me të keqen pavarësisht çmimit. Me Zotin përpara dhe të vërtetën me vete nuk ta ndien për çdo përballje

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *