Begaj, Rama dhe Kurti në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Vlorë

Në Vlorë është zhvilluar ceremonia e ngritjes së flamurit shqiptar dhe është ekzekutuar himni kombëtar.

Në aktivitetin zyrtar ishin të pranishëm përfaqësuesit më të lartë të shtetit shqiptar; Presidenti Bajram Begaj, Kryeministri Edi Rama, kryeparlamentarja Elisa Spiropali, kryetari i Bashkisë së Vlorës. Nuk mungoi në aktivitet as Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Të pranishëm ishin edhe deputetë, zyrtarë vendorë si dhe përfaqësues të komuniteteve fetare në vend. Shqipëria feston sot 112 vite Pavarësi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *