Agron Llakaj kujton bashkëshorten e ndjerë në ditëlindjen e saj: Kjo ishte torta e fundit…

Aktori Agron Llakaj në rrjetin e tij social ka postuar një letër prekëse kushtuar bashkëshortes së tij të ndjerë, Kostandinës, e cila do të festonte ditëlindjen dje më 1 dhjetor.

Llakaj ndan mallin dhe dhimbjen për humbjen e saj dhe shprehet se për Kostandinën ishte ditëlindja e fundit që festonte.

“E dashur dhe e shenjtë Kostandina,

1 Dhjetor, Ti sot ke ditëlindjen… Si sot një vit më parë, festuam me gëzim, kënduam me zjarr ‘happy birthday’ pa e ditur se kjo ishte torta e fundit me Ty. Sot, kjo ditëlindje vjen e pakuptimtë pa praninë tënde’.

Aktori ndalet në përditshmërinë e tij, ku një tufë lule dhe një qiri janë të vetmet simbole të kujtimeve që ruan:

‘Çdo ditë në ecejaket tona drejt Teje, shpirti yt vjen si flutur ose vegim. Ne kërkojmë një shenjë nga Ty, duke shpresuar që ai ylli që ndriçon më fort natën je Ti, që ajo reja si engjëll je Ti’.

‘Ti je këtu, mes nesh, mes atyre që të deshën aq shumë. Qesh zemër, ashtu siç dije të qeshje Ti, me trup e shpirt. Për Ty do ketë veç Ditëlindje! Të Dua!”.”,

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *