Sipas raporteve të SHISH e Anti-krimit, një nga veprimtaritë kriminale që bëjnë Akeljan Brami dhe venezuelasi Raymond William Fieldhouse, është trafikimi i drogës në Shqipëri e Ballkan dhe trafikimi klandestineve për në Londër me dokumente false…
1. Në datën 4 shtator 2023, një turiste franceze, duke udhëtuar me “Blue Taxi”, është ngacmuar seksualisht nga shoferi, por pronarët e saj Akeljan Brami e Krenar Çoçaj, me lidhje në kupolën e korruptuar dhe kriminalizuar të pushtetit e policisë, tentuan ta fshehin krimin.
2. Gjatë viteve 2023-2024, SHISH dhe Anti-trafiku, kanë raportuar 5 herë në policinë e shtetit dhe në prokurori e SPAK, se makinat “Blue Taxi” trafikojnë drogë, armë e femra dhe transportojnë e fshehin persona në kërkim, të organizuar dhe kontrolluar nga pronarët Akeljan Brami e Krenar Çoçaj, duke angazhuar dhe administratorin Dashnor Llugaliu.
3. Para disa ditësh, SPAK ka nisur hetim për Akeljan Bramin, lidhur dhe me aktivitetin e tij të trafikut të drogës, mashtrimit e vjedhjes me call-center, si pjesë e rrjetit kriminal në Ballkan, Afrikë e Azi, madje i lidhur me grupin Call-Center “Milton” të Amant Josifit e Olsi Ramës.
Por një muaj më parë, te agjentët e BKH ka shkuar një raportim, për aktivitetin kriminal ndërkombëtar dhe në Shqipëri e Kosovë, ku thuhet se Akeljan Brami e kryen me një person të quajtur Raymond William Fieldhouse, venezuelas nga kryeqyteti Valencia i shtetit Carabobo.
Venezuelasi ka qenë disa herë në Shqipëri dhe bashkë me Akeljan Bramin në hije, ka hapur disa kompani call-center, por kryen dhe veprimtari pastrimi parash me shit-blerje kapitalesh, pasuri të paluajtshme, transferta vlerash monetare, vjedhje e kontrabandë makinash.
Lidhja e vetme publike mes tyre, është krijimi i kompanisë “Global Marketing Connections Sh.p.k” nga Akeljan Brami në datën 4 janar 2017, me aktivitet call-center, shërbime promovimi, marketing, ndërmjetësimi tregtar, tele-marketingu, teleshitje nëpërmjet telefonit etj.
Pas 18 muaj aktivitet kriminal, me call-center te një nga kullat në mes të Tiranës, Akeljan Brami ia shiti fikivisht bashkëpunëtorit venezuelas Raymond William Fieldhouse me 125 mijë Euro.
Në raportet e agjencive partnere që bashkëpunojnë me SHISH, BKH, SPAK dhe Anti-trafikun, thuhet se venezuelasi Raymond William Fieldhouse, për shkak të problemeve me drejtësinë në vendin e tij, është larguar andej dhe jeton në Angli.
Edhe në Angli, për shkak se është i skedur nga drejtësia, përdor 4 adresa, konkretisht: “Kemp House 160 City Road, London”; “No-1 Rayal Exchange Avenie, London”; “No-1 rayal Exchange Buildings, London” dhe “Unit 3B Stag Industrial Estate Oxford Street, Bilston”, por ai nuk gjendet në asnjë prej tyre.
Një nga veprimtaritë e tij të paligjshme, që kryen me Akeljan Bramin në Shqipëri, është transferimi i milionave të drogës të shqiptarëve të Londrës, nëpërmjet transportit ilegal dhe kontrabandës së makinave e shërbimeve postare private, ku të dy janë pjesë e këtij biznesi.
Veprimtaria tjetër kriminale që bëjnë Akeljan Brami e venezuelasi Raymond William Fieldhouse, është trafikimi i drogës nga Venezuela në Shqipëri e Ballkan dhe trafikimi klandestineve për në Londër me dokumente false; të cilat, sipas raporteve të SHISH e Anti-krimit, përgatiten me pajisje të instaluar te zyrat e kompanisë “Auto IN” në Shijak, me aktivitet transport kombëtar e ndërkombëtar, në pronësi të Akeljan Bramit.
Marrë nga Pamfleti