Në SPAK u thirr ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako. Ish-zyrtari është thirrur për të dhënë deklarime për llogari të hetimit të nisur ndaj ish-deputetit, Jurgis Çyrbja. Dako pyetet lidhur me dosjen e ish-deputetit socialist, Jugis Çyrbja, i cili është arrestuar.
Nga zbërthimi i bisedave në SKY ECC, u zbulua se në favor të votave për t’u zgjedhur si deputet në qarkun Durrës në zgjedhjet e 2021, Çyrbja, informonte bosë të krimit për operacionet policore me qëllim që ata të mos arrestoheshin.
Edmond Koçi, i njohur si Mond Çekici, i cili u ekzekutua në 2021 dhe Altin Hajri, i shumëkërkuar për rrëmbimin e zhdukjen e Jan Prengës kanë ndikuar sipas SPAK pranë zyrtarëve socialistë që emri i Çyrbjas të ishte në listë të sigurt për deputet.
Dako do të japë shpjegime se kush e propozoi dhe renditi të 5-tin në listë, Çyrbjan. Gjykata e Posaçme Antikorrupsion e dënoi me 2 vite e 8 muaj burg Vagjush Dakon, i cili akuzohet se ka kryer veprën penale “shpërdorim detyre”, në dy raste.