Partia Socialiste ka refuzuar duke rrëzuar dy propozime nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për projektbuxhetin 2025, pezullimin e PPP-ve deri në vendosjen e minimumit jetik 200 euro për çdo qytetar.
Amendamentet e propozuara nga Berisha:
- Pezullimim e të gjitha prokurimet për investime publike luksi të qeverisjes qëndrore, deri në momentin e miratimit me ligj të masës financiare të minimumit jetik në Republikën e Shqipërisë.
- Ndalimin e çdo pagese për shpenzime operative luksi të qeverisjes qëndrore, deri në momentin e rritjes reale të pensioneve.
Megjithatë Berisha kishte një mesazh për socialistët. “Ju siguroj që rikthimi më i suksesshëm në histori i Sali Berishës do të jetë rikthimi i tretë dhe në këtë aspekt jeni të pashpresë.
Ju të pashpresë shqiptarët me shpresë të madhe. Ne jemi shpresa e madhe e shqiptarëve, ne nuk do i zhgënjejmë ata”, u shpreh Berisha.