Nga oborri i Parlamentit, Sali Berisha tha se kryetari i organizatave kriminale ku bën pjesë edhe Suel Çela është Edi Rama. Gazetarët i kujtuan se Gazment Bardhi e ka akuzuar për lidhje me Suel Çelën, por Berisha tha se “deklaratat politike nuk kanë asnjë vlerë.
E vërteta është se askush nuk e ka denoncuar më shumë se Sali Berisha Suel Çelën. Ai është marrë me fushatën e Ramës, e thotë edhe vetë, është Taulant Balla.
Një tjetër, tha se kryetari i vërtetë i bandës është Edi Rama. Koka e krimit për PD-në është Edi Rama, pas tij është Taulant Balla, pastaj vijnë me radhë”.
Më pas akuzoi se SPAK-u po prish hetimin për vrasjen e Jan Prengës pas ekzekutimit dy net më parë në Tiranë që bëri kunati i Altin Hajrit. Në dosjen për lirimin e kunatit të Hajrit për armëmbajtje pa leje, del edhe emri i një zyrtari me emrin “Olsi”, por kush është ai?
“Cili është Olsi aty, që merr dy kostume, që merr përsipër për të liruar kriminelin? Le ta thonë ata. Unë pres që ta thonë ata, por herën e dytë unë nuk gaboj. Ata thanë se Olsi, nuk është Olsi Dado, por kush është tjetri?
A ranë brenda, treguan se po fshehin. A cituan dëshmitarin e vdekur, thanë se Dedja nuk ka punuar në kompleksin e Altin Hajrit. Por Dedja ka punuar në kompleksin e Altin Hajrit.
Olsat e pushtetit janë dy, Olsi Çela dhe Olsi Rama, por nuk mund të them. Olsi Dado nuk është se e përgënjeshtroi SPAK-u, tani i bie që të jetë një nga Olsat e pushtetit, sa ta saktësoj do ua them” tha ai.