Kryeministri Edi Rama do të pritet sot në orën 17:00 nga shefi i ri i Këshillit Europian Antonio Costa. Rama do të pritet i pari pasi në takim do të jenë edhe liderët e tjerë të rajonit.
Kosova do të përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani. Në mbrëmje liderët e rajonit do të jenë në një darkë informale me krerët e rinj të BE-së.
Gjithashtu me liderët e rajonit do të prezantohen edhe shefja e re e diplomacisë europiane Maja Kallas, si dhe ajo për zgjerimin Marta Kos.