Zhduket nga radari avioni me 28 persona në Rusi, mes tyre 1 fëmijë

Një avion An-26 me 28 persona në bord u zhduk nga radarët në rajonin Kamchatka, në pjesën lindore të Rusisë. Lajmi është bërë i ditur nga Agjencia Franceze e Lajmeve.

Mësohet se 22 prej personave në bord kanë qenë pasagjerë, ku mes tyre është një fëmijë.

“Një helikopter i trupave të Ministrisë të Situatave të Emergjencës ruse po përgatiten për një mision kërkimi dhe shpëtimi.”, -thanë burimet.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *