Moti për sot, vranësira, reshje shiu dhe dëborë në zona të larta

Për ditën e Enjte, SHMU parashikon depërtimin e masave ajrore të lagështa dhe të paqëndrueshme mbi Shqipëri, duke sjellë vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.

Lokalisht, reshjet mund të jenë më intensive në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Në lartësitë mbi 600-700 metra, do të ketë reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në juglindje, reshje dëbore do të bien në lartësitë mbi 1200 metra. Era do të fryjë me shpejtësi mesatare 4-12 m/s, ndërsa përgjatë bregdetit dhe zonave luginore, era mund të arrijë deri në 20 m/s.

Temperatura në zonat malore do të luhatet nga 2°C deri 6°C, në zonat e ulëta nga 6°C deri 14°C dhe në bregdet nga 10°C deri 14°C.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *