Sindikatat protestojnë para Kuvendit për rritjen e pensioneve

Sindikatat e pavarura dhe pensionistët organizuan sot një protestë para Kuvendit të Shqipërisë, duke kërkuar rritjen e pensioneve dhe përmirësimin e bonusit të fundvitit.

Ata e quajtën bonusin aktual të pamjaftueshëm dhe kërkuan që pensionet të përputhen me nivelin e pagës minimale.

Protestuesit kërkuan gjithashtu miratimin e statusit të minatorëve dhe rishikimin e pensioneve për të siguruar një jetesë dinjitoze për pensionistët.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *