Flet nëna e Luisit: Djali ka probleme, Martin u godit nga një 40-vjeçar

Nëna e Luis Meçjas, 14-vjeçarit që mbeti i plagosur rëndë gjatë ngjarjes tragjike që çoi në vrasjen e 14-vjeçarit Martin Canit në fshatin Ndroq, ka rrëfyer disa detaje të rëndësishme për incidentin.

Ajo ka bërë të ditur se djali i saj është në kushte të rënda psikologjike dhe ka probleme me frymëmarrjen për shkak të traumës që ka pësuar. Sipas dëshmisë së Luisit, shoku i tij, Martin Cani, ishte goditur disa ditë para ngjarjes fatale nga një burrë rreth 40 vjeç, i cili e kishte goditur pas një sherri që lidhej me bullizimin e Martinit dhe përmendjen e vëllait të tij me autizëm.

“I merret fryma. Me djalin kam biseduar. Djali i ka thënë të gjitha, çdo gjë. I mbetet qëndrimit që ka deklaruar. Por s’kemi çfarë të bëjmë, sduam të përzihemi me shtetin por të vendoset drejtësia.

Më mori qendra shëndetësore dhe më tregoi për djalin që ishte plagosur.

Si Luisi dhe Martini kanë qenë fëmijë shembullorë, janë njohur kur ishin shumë të vegjël. Djali ishte në gjendje të rëndë, së bashku me Martinin, kur shkuam.

I qëndron versionit se kanë qenë dy persona që goditën me thikë, por thotë se kanë qenë rreth 15 persona. Kishin shkuar për t’u sqaruar, për t’u bërë shokë. Sherri ka ndodhur për shkak të vëllait, e kanë bullizuar. Pse më pe, pse të pashë kush është më i forti. S’ka lidhje fare sherri me goca, as nuk janë shkruajtur në rrjetet sociale”

Ndësa për deklaratën e shoferit te furgonit, i cili ka thënë që Martini ka pasur të premten një konflikt, nëna e Luisit ka deklarua se është e vërtetë.

“Po është e vërtetë, e ka goditur një personi rritur tek 40 vjeç. E ka marrë shoferi i furgonit e ka dërguar në shtëpi, e ka pasur buzën e çarë. Martini nuk e njihte personin që e ka goditur, ndërsa Luisi nuk i njeh fare.

Martini atë ditë të ngjarjes i ka kërkuar ndihmë, i kishte thënë të premten që e kishin rrahur dhe të dielën. Djali ishte i qetë sepse mendonte se do rregullonin gjërat dhe nuk e mendonte se do të ndodhte ajo që ndodhi“, tha ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *