Luna është ende shumë e re në moshë, por duket se qëllimet i ka të qarta për të ardhmen. Ajo do muzikën cilësore, do artin dhe kërkon profesionalizmin.
“Lule Margarita” ishte kënga që e ngjiti në skenën e madhe të Pallatit të Kongreseve, ku edhe konkurroi tek Kënga Magjike.
Krahas suksesit të këngës, në intervistën dhënë për gazeta “Panorama”, artistja shprehet se e lumturoi teksa pa që edhe kolegët po këndonin e kërcenin këngën e saj. Si një këngëtare shumë premtuese në treg, Luna vlerëson kolegët e rinj, duke u shprehur se një brez artistësh i shkëlqyer po vjen në Shqipëri.
Luna si një artiste e re, por shumë premtuese, si ishte për ju ngjitja në skenën e Këngës Magjike?
Së pari, faleminderit për intervistën dhe vlerësimin! Magjia e Këngës Magjike tashmë është për mua një realitet. Një perfeksion i vërtetë ndjenjash dhe emocionesh që një artist e sidomos një artiste e ri mund të përjetoj. Unë mund të them me bindje që isha pjesë e perfeksionit magjik të artit të Ardit Gjebresë.