Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë detaje të takimit të saj me presidentin e sapozgjedhur amerikan, Donald Trump, gjatë ceremonisë për rihapjen e “Notre Dame”, të shtunën në Paris.
Osmani ka thënë se gjatë takimit ka rikonfirmuar angazhimin e Kosovës për të forcuar aleancën me SHBA-në.
“Gjatë qëndrimit në Paris, ishte një nder që takova presidentin Donald Trump dhe ta uroja atë për fitoren e tij në emër të popullit të Kosovës.
Rikonfirmova gjithashtu angazhimin tonë për të forcuar aleancën tonë. Ne mbështetemi në udhëheqjen e fortë të SHBA-së ndërsa punojmë së bashku për të promovuar paqen, sigurinë dhe prosperitetin në rajonin tonë dhe më gjerë”, ka shkruar Osmani në Twitter.