Presidentja Osmani: Askush nuk mund ta quaj Thaçin “zagar të amerikanëve”, ai ka qenë kryeministër në kohëra historike

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në një intervistë për median gjermane “Der Spiegel“, është shprehur se askush nuk mund ta quaj paraardhësin e saj Hashim Thaçin si “zagar të amerikanëve”.

Ajo tha se pavarësisht dallimeve politike që ka pasur me të, ai ka qënë kryeministër në kohëra historike në Kosovë. Në lidhje me raportet që ka Kosova me SHBA-në, Osmani ka thënë se ato nuk varen nga politikanët qeverisës.

“Përkundër krejt diferencave politike që mund t’i kemi pasur me Thaçin, askush nuk do të duhej ta quante atë ‘zagar të amerikanëve’. Thaçi ka qenë kryeministër dhe kryetar në kohëra historike. Sa i përket marrëdhënieve me SHBA-në: ato nuk varen nga personeli udhëheqës politik. Ato janë një lidhje e veçantë, që na mbajnë bashkë. Ne nuk e harrojmë rolin e amerikanëve në Kosovë në vitet 90-të”, ka thënë Osmani.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *