Ylli Manjani: Nuk ka hetim pasuror ndaj Veliajt, kontrolli ndaj tij dhe gruas së vet është abuziv

Ylli Manjani e cilësoi të gabuat kontrollin e ushtruar nga agjentë të BKH ndaj kreut të bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, në një kohë që nuk ka një vendim gjykate.

Sipas Manjanit, nuk ka një hetim pasuror ndaj Erion Veliaj por ndaj vëllait të tij.

“Unë besoj se Veliaj është pjesë e një sistemi shumë abuziv me të drejtat e liritë themelore të shqiptarëve. T’i hysh tjetrin me një batalion me policë në shtëpi për ta nxjerrë nga shtëpi, abuzive është.

Ka kontribuar me sjelljen e tij në këtë shtet abuziv por unë nuk mendoj se një abuzim duhet luftuar në mënyrë abuzive.

Është gënjeshtër e madhe që është urdhëruar kontrolli i Veliajt, është urdhëruar kontrolli i pasurive të vëllait të Erion Veliajt.

Në çfarë ligji mbështetet kjo? Nuk ka një hetim pasuror ndaj kryetarit të bashkisë Tiranë, flas me letrat e vulosura.

Është urdhëruar jo kontrolli i banesës së Veliajt, por kontrolli personal i zonjës Ajola Xoxe. Nuk është urdhëruar marrja e celularit nga gjykata, si kanë shkuar?

Nuk ka qenë vendim gjykate, ka qenë 2 gisht letër, është shkurtim vendimi. Ku ka shkurtim vendimi te jeta private, do japësh arsye pse i shkon tjetri në shtëpi”, tha Manjani.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *