GJKKO i kthen pas SPAK-ut dosjen “Buka” për hetime shtesë

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Krime të Rënda (GJKKO) ka kthyer pas në SPAK dosjen “Buka”, ku ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj akuzohet për shpërdorim detyre dhe veprime që kanë shkaktuar një dëm ekonomik prej rreth 7 miliardë lekësh. Në seancën paraprake të martën, GJKKO vendosi të shtyjë kalimin e dosjes për gjykim dhe të japë një afat prej tre muajsh për SPAK-un që të plotësojë hetimet e mbetura, deri më 10 mars 2025.

Ahmetaj akuzohet për favorizimin e privatizimit të shoqërisë “Buka sh.a” të biznesmenit Lirim Fezollari, një operacion që dyshohet të ketë pasur elementë të korrupsionit. I shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej korrikut të vitit 2023, Ahmetaj është i akuzuar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *