Nga sot, shërbimet që ofroheshin në sportel pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) do të jenë të disponueshme vetëm nëpërmjet portalit elektronik
Ky ndryshim vjen si rezultat i një vendimi të ri të Qeverisë, i cili përcakton se aplikimet për lëshimin e ekstrakteve dhe korrigjimin e gabimeve mund të realizohen vetëm online, dhe jo më në sportel.
Sipas këtij vendimi, të gjithë aplikantët do të njoftohen për çdo vendim të QKB-së nëpërmjet portalit e-Albania.