Zbardhen detaje të reja nga vrasja në Durrës. Vëllai i viktimës, Branko Shkozës, të cilit iu mor jeta nga Majlind Habibi tashmë i arrestuar ka deklaruar në dëshminë që ka dhënë para grupit hetimor, por dhe medias se janë të shokuar pasi me të dyshuarin për krimin kanë njohje. Vëllai i viktimës u shpreh sot se nuk ka dyshuar vetëm te Habibi por e gjithë familja duke kërkuar që të hapën kamerat dhe të arrestohen të gjithë si familje.
“Vëllai im nuk ka pasur konflikt me asnjë, nuk e di se si ka ndodhur. Unë e di se janë të përfshirë të gjithë këta si familja, e kanë ditur krimin dhe nuk na kanë treguar. Katër ditë nuk e kemi gjetur vëllanë. Unë kam dyshuar vetëm tek ky lloj robi.
Unë besoj se janë të përfshirë të gjithë këta si familje, të hapen kamerat dhe të zbulohen autorët. Autori e ka pranuar krimin. Vëllai vet, nëna dhe të gjithë si familje e kanë ditur. Këta duhet të arrestohen të gjithë për fshehjen e kufomës. Unë këtë kërkoj nga shteti, vetëm zbardhjen e ngjarjes”, tha vëllai i viktimës.