Nga 1 janari 2025, Altin Dumani, kreu i SPAK, do të marrë kompetencat e Komisionerit Publik, duke përfshirë edhe administrimin e zyrave të rivlerësimit të gjyqtarëve.
Vendimi i qeverisë, i marrë në mbledhjen e 13 dhjetorit, i kalon këto zyra nën administrimin e SPAK dhe Ministrisë së Drejtësisë.
Ky ndryshim vjen pas mbarimit të mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerëve Publikë më 31 dhjetor, ndërkohë që vettingu në shkallën e dytë do të vazhdojë deri në vitin 2026.