SPAK/Arrestohet kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe, në pranga dhe 10 zyrtarë të tjerë! Ja emrat

Kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe u arrestua nga policia në kuadër të një operacioni kundër korrupsionit të iniciuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar (SPAK), pasi dyshohet se ka dhënë leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin.

FNSH dhe RENEA kanë nisur sot aksionin masiv në Lushnje, ku janë arrestuar 10 persona, në mesin e të cilëve është edhe kryebashkiaku. Forca të shumta kanë zbarkuar në zyrat e Ndërrmarjes së Pasurive Publike në bashkinë e qytetit.

Aksioni është ende në zhvillim dhe nuk bëhen të ditura më shumë detaje. Ndërkohë pritet njoftimi i SPAK në lidhje me urdhër-arrestet e firmosura për nëpunës publikë deri te kreu i Bashkisë Fatos Tushe.

Ndwrkaq zbardhen emrat e të arrestuarve nga FNSH dhe RENEA gjatë aksionit në Bashkinë e Lushnjes.

Lista:

Flamur Peqini ( Ish kreu i Inspektoriatit të Ndërtimit në Lushnje)

Xhemal Hasko

Blerta Turuku

Ani Simoni

Andri Mushaj

Margarita Gjermeni

Bujar Murati

Ibrahim Lami

Xhemal Hasko

Gazment Çela

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *