“Sa dëgjova një të shtënë u shtriva”! Si ndodhi atenati në Vlorë?

Një dëshmitar ka rrëfyer momentin e panikut teksa janë dëgjuar të shtënat me armë në qytetin e Vlorës. Qytetari rrëfen se është shtrirë menjëherë në tokë sapo ka dëgjuar të shtënat. Ai thotë se nuk ka parë asgjë, madje në atë moment po shikonte televizor dhe sapo ka dëgjuar krismat është shtrirë barkas.

“Sa dëgjova një të shtënë u shtriva. S’pash asgjë. Unë isha duke parë televizor dhe në moment sa dëgjova krismat u shtriva barkas”, është shprehur dëshmitari.

Atentati me pasojë plagosjen e dy personave ndodhi mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës duke tronditur qytetarët dhe kalimtarë të çastit. Nga të dhënat paraprake, Kevin Hajrullah dyshohet se ishte objektivi i të shtënave me armë, por i plagosur ka mbetur edhe nje person tjetër që shite fruta-perime në një dyqan aty pranë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *