5 vite SPAK, Altin Dumani: Ka pasur përpjekje për të minuar me kërcënime

Sot, më 19 Dhjetor, shënohet 5-vjetori i krijimit të SPAK. Kreu i SPAK Altin Dumani bëri një bilanc të kësaj periudhe pune duke theksuar se ky institucion ka sjellë ndëshkueshmërinë deri në nivelet më të larta të pushtetit.

Kreu i Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion tha se shpesh ai dhe kolegët janë gjendur para fyerjeve e madje kërcënimeve.

“Ka pasur shpifje, fyerje apo kërcënime ndaj nesh e familjarëve tanë. Por e kemi kuptuar sa e vyer është të ushtrosh këtë detyrë, jemi betuar për t’i shërbyer vendit e drejtësisë shqiptare. Misioni ynë nuk përfundon me dosjen e radhës, SPAK është më i fortë sepse është i pavarur.

Më shumë se kujtdo u detyrohemi brezave të ardhshëm, dua të falenderoj nga zemra të gjithë prokurorët, BKH, ekspertët, stafin, partnerët tanë të përhershëm SHBA-të dhe gjithë qytetarët shqiptarë.

Një falenderim i veçantë shkon edhe për familjarët tanë, shoqërinë civile, mediat dhe në mënyrë të veçantë gazetarët në terren që ndjekin hap pas hapi veprimtarinë e SPAK. I uroj ditëlindjen SPAK, misioni ynë vazhdon!”, përfundoi Dumani.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *