Aurora Polo, ‘kukulla’ e Leka Bungos në RTSH, afera dhe dallavere për llogari të pleqve të Këshillit Drejtues

Radio Televizioni Publik Shqiptar vazhdon të trajtohet si pronë private për të kënaqur orekset e kujtdo që ka sadopak pushtet brenda këtij institucioni, që paguhet me taksat e qytetarëve dhe duhet t’u shërbejë atyre.

Që prej dorëheqjes së Alfred Pezës, RTSH ka mbetur pa drejtor të përgjithshëm. Këshilli Drejtues ka komanduar Aurora Polon, një kukull që përdoret nga kryetari i Këshillit Leka Bungo, të cilit i ka ardhur momenti për të përmbushur ëndrrën e kahershme për të drejtuar personalisht punët në RTSH.

Megjithëse Kuvendi i është drejtuar me një kërkesë Këshillit Drejtues të RTSH më 25 tetor, duke i lënë një afat 30 ditor për hapjen e garës për drejtorin e përgjithshëm, ky organ vazhdon të injorojë ligjvënësit. Me shumicë votash anëtarët e këshillit drejtues nuk e miratuan hapjen e garës dhe argumentuan se nuk ka kohë fizike deri në fund të vitit 2024, për shkak të angazhimeve të tjera me programet e fundvitit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *