Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Qeveria do të ndajë një bonus prej 100 eurosh për të gjithë pensionistët dhe fëmijët deri në moshën 16 vjeç. Ky bonus shpërndahet pas performancës së mirë ekonomike të vendit.
Kurti tha se kjo shtesë është një investim në mirëqenien e fëmijëve dhe një mbështetje për pensionistët, duke e quajtur këtë një “pension të 13-të”. Ai theksoi se nuk ka nevojë për aplikim, pasi listat e përfituesve janë të regjistruara në databaza. Ministri i Financave, Hekuran Murati, njoftoi se mjetet do të ekzekutohen gjatë kësaj jave.