Moti i keq ka përfshirë vendin. Si pasojë gjiri i Durrësit, është përfshirë nga një mot i paqëndrueshëm me reshje dhe stuhi detare. Kapiteneria e Durrësit ka urdhëruar pezullimin e sektorit të peshkimit, ndërsa edhe disa sektorë në Portin e Durrësit kanë ndërprerë aktivitetin.
Tragetet e linjave mes Durrësit dhe Barit, Durrësit dhe Ankonës nuk kanë pasur probleme, gjithashtu edhe anijet e tonazhit të ulët kanë marrë urdhër të mos dalin në det. Ndërsa në qytet situata paraqitet normale, nuk janë evidentuar problematika.
Nderkohe qe ne jug te vendit, bashkia Vlorë u bën thirrje qytetarëve qe te mos parkonjne makinat në zonat me rrezik permbytje.”Gjatë ditës së sotme, e hënë, 23 dhjetor, qyteti i Vlorës është përfshirë nga reshje shiu me intensitet të lartë të cilat do të sjellin prurje të shumta ujërash.
Ju lutemi të tregoheni vigjilentë për çdo situatë dhe të respektoni thirrjet dhe këshillat e autoriteteve. Bëni kujdes, mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë si:
“Albano&Romina”
Biblioteka Publike
Pranë Kishës Orthodhokse
Në “Skelë” te dykalimshi
Shkolla “Halim Xhelo”
Grupet tona të Ujësjellës Kanalizime dhe Bashkisë së Vlorës, janë në terren në monitorimin e situatës dhe në ndërhyrje sipas rastit nëse do të jetë e nevojshme.
Nëse hasni problematika nga reshjet e shiut me prezencë të ujit, na kontaktoni:
NUMRAT E TEL: 128, 129
FACEBOOK: Ujësjellës Kanalizime Vlore
INSTAGRAM: uk_rajoni_vlore
FACEBOOK: Bashkia Vlorë” njofton bashkia.