Arrestohen dy persona në Kakavijë për plagosje dhe krim të organizuar

Në pikën kufitare të Kakavijës, autoritetet kanë arrestuar dy persona të kërkuar për veprime penale të ndryshme.

I arrestuari i parë është D. D., një 26-vjeçar nga Tirana, i shpallur në kërkim nga Gjykata e Tiranës për “Plagosje të rëndë me dashje” dhe i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim. Ai ishte i akuzuar për kryerjen e plagosjes së rëndë në bashkëpunim.

I dyti është L. L., 46 vjeç, banues në fshatin Vasjar, Memaliaj, i kërkuar për “Largim të të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal. Ky shtetas ishte përfshirë në një dosje për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”.

Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga Drejtoria e Policisë së Tiranës dhe Stacioni i Policisë Memaliaj.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *