Pastruan 11 milion euro, Gjykata jep vendimin për Darin Gezdarin dhe Arlinda Markun

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e arrestit në burg për Darin Gezdarin, 34 vjeç, dhe arrest shtëpie për Arlinda Markun, 41 vjeçe, të dyshuar për pastrimin e 11 milion eurove përmes kompanive fiktive. Ata akuzohen se përdorën shtete që funksionojnë si parajsa fiskale, si Qipro dhe Malta, për të dërguar paratë në Shqipëri dhe më pas për t’i transferuar në Kanada. Ky aktivitet dyshohet se ka ndodhur gjatë një periudhe dyvjeçare, ku u përdorën kompani fiktive për të krijuar lëvizje të ligjshme të fondeve të paligjshme.

Hetimet janë intensifikuar pas dyshimeve të ngritura nga Drejtoria Hetimit Tatimor dhe Seksioni i Hetimit të Pastrimit të Parave, ndërsa operacioni “Coast to Coast” vazhdon për të zbuluar individë të tjerë të përfshirë në këtë skemë të pastrimit të parave. Hetuesit po shqyrtojnë 38 shoqëri të huaja, disa prej të cilave janë të lidhura me aktivitetet e kazinove dhe basteve online.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *