Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Korçë, ku një 38-vjeçar ka hyrë me forcë në një bankë më 21 dhjetor.
Pas disa sekondash, ai është larguar kur ka kuptuar se kishte shërbime policore në zonë, pa arritur të marrë asgjë. Policia e identifikoi dhe arrestoi autorin, Valter Xhelillari, në lagjen nr.6.
Ai ka pranuar se ishte në gjendje të dehur dhe nuk mbante mend ngjarjen.
“Unë kam qënë në gjëndje të dehur dhe nuk mbaj mend asgjë”, mësohet të ketë thënë ai.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.