Qyteti i Fierit është përfshirë sot nga rrebeshe shiu dhe erë të fortë.
Reshjet, të cilat nisën me intensitet të ulët gjatë orëve të para të mëngjesit, aktualisht janë intensifikuar, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.
Deri tani, nuk raportohet për dëme apo përmbytje, por trafiku ka qenë i rënduar, veçanërisht me rastin e festave të fundvitit.