Gjyqtarja e seancës paraprake Flojera Davidhi i kërkon SPAK të rikualifikojë akuzën për ish-ministrin Ilir Beqaj, ish-zëvendësin e tij Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj duke i akuzuar për vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
SPAK kishte dërguar për gjykim dosjen e Sterilizimit, duke akuzuar Beqajn për shpërdorim detyre. Ndërsa ndaj Rrjepajt dhe Rrapajt për akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda në bashkëpunim. Por tashmë gjykata e ka kthyer duke kërkuar rëndimin e akuzës për ish-ministrin dhe zyrtarët e tjerë.