Ku janë Lekët? Gjykata shton akuzat për Beqjan, biznesmenit i bie të fikët

Është shtyrë për në datë 9 Janar seanca në gjyqin paraprak për dosjen e Sterilizimit. Prokuroria e Posaçme pranoi kërkesat e gjyqtares Flojera Davidhi që kërkoi rikualifikim të akuzave për ish-ministrin Ilir Beqaj, ish-zëvendësin e tij Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj duke i akuzuar për vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe jo vetëm për shpërdorim detyre sikur kërkoi prokurori Edvin Kondili.

Ndërsa ndaj Rrjepajt dhe Rrapajt për akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda në bashkëpunim. Biznesmeni Ilir Rrapajt humbi ndjenjat në seancë sapo ka dëgjuar rëndimin e pozitës. Ish-ministri Ilir Beqaj pyeti në seancë “më ngritët një akuzë tjetër po ku janë lekët?”. Për gjashtë personat e tjerë të akuzuar, zyrtarë dhe ish-zyrtarë nuk ka ndryshim të akuzave.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *