Sarandë/ Vrau burrin me sëpatë, policia: Shoqërohet 49-vjeçarja!

Në lidhje me krimin që ndodhi më orët e para tê mëngjesit të sotëm në Sarandë, policia ka dhënë detaje duke njoftuar se 49-vjeçarja që vrau me sëpatë bashkëshortin është shoqëruar.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në fshatin Metoq, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti në familje, shtetasja E. T., 49 vjeç, ka vrarë me sopatë bashkëshortin e saj, shtetasin Ll. T., 55 vjeç, në banesën e tyre.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar autoren e dyshuar në ambientet e Komisariatit të Sarandës për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *