Zbardhen detaje të reja nga krimi brenda familjes që ndodhi në orët e para të ditës së sotme në Sarandë. Në fshatin Metoq Elvira Tahiraj 49 vjeç ka vrarë me sëpatë bashkëshortin e saj, Llazar Tahiraj 55 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre.
Çifti Tahiraj ka 3 vajza, 2 prej të cilave të martuara. Dyshohet se autorja Elvira Tahiraj vuante nga çrregullime të shëndetit mendor. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.