Gazeta britanike: Kampet e emigrantëve në Shqipëri, “pushtohen” nga qentë endacakë

Gazeta britanike The Guardian ka raportuar se kampet e emigrantëve të ndërtuara në Shqipëri, si pjesë e marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë për menaxhimin e krizës së emigracionit, kanë mbetur bosh dhe po shërbejnë për qëllime të tjera.

Në kampin e Gjadrit, një nga këto qendra paraburgimi, është raportuar se qentë endacakë kanë “pushtuar” objektin. “Oficerët e burgut kanë kujdesur për qen endacakë me dashuri dhe kujdes, duke u siguruar atyre ushqim, ujë dhe kushte të mira,” shkruan The Guardian, duke theksuar se kjo ka ndodhur pasi kampi ka mbetur i zbrazët nga emigrantët.

Marrëveshja për ndërtimin e këtyre kampeve, që ka kushtuar rreth 1 miliard euro, është kritikuar nga opozita italiane, e cila e ka quajtur një “fatkeqësi financiare”. Edhe pse plani për të mbajtur emigrantët në Shqipëri ishte i qartë, vetëm 24 azilkërkues janë dërguar deri tani, dhe asnjë nuk ka qëndruar gjatë.

“Pse duhet të shpenzojmë kaq shumë para për një projekt të dështuar?” ka thënë Matteo Renzi, lider i partisë opozitare Italia Viva.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *