Puna për largimin e dëborës nga akset Bogë-Theth dhe Tamarë-Veromosh vijon ditën e sotme, me borëpastrueset në terren.
Edhe pse nuk ka reshje dëbore, stuhitë e erës vazhdojnë të sjellin akumulim dëbore, ndaj autoritetet po punojnë pa ndërprerje për të siguruar kalueshmërinë e rrugëve.