Eksperti amerikan i shëndetësisë zbulon skenarin: Ja kur mund të rikthehemi në normalitet

Ndonëse një pjesë e mirë e popullatës është vaksinuar, sërish ekspertët nuk flasin për një datë të afërt se kur mund ti rikthehemi normalitetit. Eksperti Anthony Fauci ka deklaruar se SHBA pritet t’i kthehet normalitetit deri Ditën e Pavarësisë, më 4 korrik. Ky në fakt mbetet një ndër skenarët më optimist.

Ky parashikim është bërë në fakt nëse qytetarët nuk do të abuzonin me masat, e po kështu edhe bizneset. Guvernatorët e disa shteteve kanë filluar të lejojnë bizneset të rifillojnë funksionimin normal, dhe u kanë thënë banorëve në shtetet e tyre se nuk janë më të detyruar të mbajnë maska në publik.

Shtetet e Bashkuara po përshpejtojnë ritmin e vaksinimeve të koronavirusit, me një shifër të lartë prej tre milionë injeksione të shtunën. Dr. Fauci është shprehur më herët se ai beson se Shtetet e Bashkuara do të kenë doza të mjaftueshme deri në fund të majit, që çdo amerikan që dëshiron të mund të vaksinohet.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *