Ka nisur gjykimi në mungesë për Altin Hajrin, pronarin e ‘Golden Resort’, i akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës në vitin 2020.
Hajri ndodhet në arrati, ndërsa përfaqësohet nga avokati Arbër Hoxha, i cili mohon akuzat dhe thekson se klienti i tij nuk ka pasur lidhje me ngjarjen.
Avokati kërkoi që të merret parasysh një vendim i Gjykatës së Lartë për një tjetër të pandehur dhe kërkoi që të dëshmojnë persona të afërt me Hajrin. Gjykata ka pranuar që të pranohen dëshmitarët për procesin gjyqësor.