Gjykata e Posaçme ka dënuar me 5 vite e 4 muaj burg Luis Çelën të akuzuar për veprën penale “Kultivimi i narkotikëve”, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.
Çështja ndaj Luis (Argen) Çelës u shqyrtua me gjykim të shkurtuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Ardit Mustafaj, Erjon Bani dhe Bib Ndreca.
“Vuajtja e dënimit të pandehurit Luis (Argen) Çela i fillon nga dita e arrestimit, datë 13.09.2024, dhe të kryhet në një institucion të sigurisë së lartë.
Shpenzimet procedurale, të përbëra nga shpenzimet e hetimit paraprak dhe ato të gjykimit, sipas përllogaritjes nga sekretaria gjyqësore, i ngarkohen të pandehurit.
Kundër vendimit lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve nga njoftimi i vendimit.”, thuhet në njoftim.