“Shkatërroi dy martesa të motrës”! Burg pa afat vrasësit në Shkodër

Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për dy vëllezërit Arjon dhe Klisman Hasaj që akuzohen për vrasjen e Ramazan Matajt në fillim të muajit Janar në Dragoç të Shkodrës.

Arjon Hasaj e ka pranuar vrasjen para grupit hetimor, duke thënë se 33-vjeçarin Mataj e vrau për shkak se sipas tij, i kishte shkatërruar 2 martesa motrës së tij.

Asnjëri nga vëllezërit nuk ka folur në seancë. Asnjë familjar nuk kishte shkuar jashtë gjykatës pasi janë të ngujuar nga frika e gjakmarrjes.

Pala mbrojtëse ka kërkuar për Klisman Hasaj që t’i jepet masa arrest shtëpie pasi nuk është përfshirë në atentat, por një gjë e tillë është kundërshtuar nga gjyqtarja Irida Barkaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *