Ups! Kush është djali që i ka fituar zemrën Jasminës?

Jasmina vendosi të dilte çift me Andin nga “Për’puthen”, por historia e tyre përfundoi shumë shpejt. Xhelozia dhe grindjet e shpeshta u bënë shkak që ata të ndanin rrugët me njëri-tjetrin. U përfol se këngëtarja Diona Fona, me të cilën Andi bashkëpunoi për një këngë, ishte arsyeja kryesore pse ata të dy u ndanë. Mirëpo e ftuar në “Soiree” së fundmi Diona ka treguar se mes saj dhe Andit nuk ka pasur kurrë asgjë më shumë përtej shoqërisë e punës.

‘Ç’ka duket në televizion, nuk është e vërteta. Gjithmonë duhet të lesh hapësirë që të mendosh që është ndryshe historia. Nuk është që edhe i kam përcjellë. Ata si çift nëse kanë vendosur që të ndahen, kanë vendosur që të ndahen për arsyet e veta. Unë nuk kam lidhje. Unë kam pasur bashkëpunim profesional. E kam marr si model, si aktor në spot edhe kaq’, u shpreh Diona.

Megjithatë historia me Andin ka mbetur e shkuar e harruar për Jasminën. Gjatë një interviste virtuale me ndjekësit, ajo ka zbuluar se është në një lidhje të re. E pyetur më pas nëse i dashuri i saj është një person publik apo jo, ajo është përgjigjur: “Anonim”. Ish-konkurrentja e “Për’puthen” nuk ka dashur të zbulojë shumë detaje, por mesa duket partneri i saj nuk është i njohur në botën e televizionit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *